Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, përmes një InstaStory në rrjetin social Instagram, ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ndërsa në studion e ‘Duas’ këtë vit më shumë dritë, më shumë shkëlqim, më shumë yje” , ka shkruar Arbana.
Ky cilësohet si një rikthim i moderatorës pas sezonit të fundit.
Arbana ka pak kohë që ka sjellë në jetë fëmijën e dytë. /Gazeta Sinjali/