image Arban Abrashi tregon arsyen e takimit me Gjuriqin, Sveçlën dhe Gjinin në Tiranë

Kosovë

Politikë/ Arban Abrashi tregon arsyen e takimit me Gjuriqin, Sveçlën dhe Gjinin në Tiranë

news image

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar për Gazetën Sinjali arsyen e takimit me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV-së dhe Ardian Gjinin e AAK-së.

Mediat kanë raportuar për një takim mes tyre që po mbahet në Tiranë, por Abrashi ka hedhur poshtë aludimet duke theksuar se bëhet fjalë për një takim rajonal të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

“Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme  e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi për Gazetën Sinjali.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje thanë për Gazetën Sinjali se nuk bëhet fjalë për takim mes tyre. /Gazeta Sinjali/