image Arabia Saudite del vullnetare për ndërmjetësim mes Moskës dhe Kievit

Botë

Arabia Saudite del vullnetare për ndërmjetësim mes Moskës dhe Kievit

news image

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u ka thënë liderëve të Rusisë dhe Ukrainës se është “gati të bëjë përpjekje për të ndërmjetësuar mes të gjitha palëve”.

Në biseda të veçanta telefonike me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, ai shprehu mbështetjen për “një zgjidhje politike” të konfliktit të tyre.

Ai i tha Zelenskyt se mbretëria do të zgjasë vizat për turistët dhe banorët ukrainas që do të skadojnë edhe për tre muaj të tjerë.

Sipas mediave të Arabisë Saudite, ishte Putin ai që thirri Princin e Kurorës, i cili më pas “sqaroi pozicionin e deklaruar të mbretërisë” për luftën në Ukrainë.

Kremlini, në leximin e tij të thirrjes, tha se të dy udhëheqësit diskutuan shqetësimet e energjisë dhe “do të vazhdojnë të koordinojnë qasjet e tyre” për prodhimin e naftës, si partnerë kryesorë në aleancën OPEC +.

“Duke marrë parasysh sanksionet anti-ruse të vendosura nga një numër vendesh perëndimore, Vladimir Putin theksoi papranueshmërinë e politizimit të çështjeve të furnizimit global me energji”, thuhet në deklaratë.

 /GazetaSinjali/