Tre anëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite,përfshirë këtu vëllain e mbretit janë arrestuar për arsye ende të pashpjegueshme, raportojnë mediat amerikane.
Dy nga burrat e arrestuar janë ndër figurat më me ndikim të mbretërisë. Arrestimet janë të lidhura me Princin e Kurorës, Mohamed bin Salman.
Në 2017 dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë u kufizuan në hotelin Ritz-Carlton në Rijad pasi princi i kurorës urdhëroi arrestimet e tyre.
Mohamed bin Salman konsiderohet sundimtari i mbretërisë, pasi ai u emërua princ i kurorës nga babai i tij, në vitin 2016. /Gazeta Sinjali/