Ka pasur zëra që Apple do ta shtyjë prezantimin e iPhoneve të saj të ri. Spekulimet u nxitën nga kriza e koronavirusit dhe vonesat e prodhimit të lidhur në fabrikat kineze.
Por sipas informacioneve të fundit, Apple do ta prezantojë iPhone 12 ashtu siç ishte planifikuar, më 8 shtator.
Apple t’i prezantojë jo vetëm iPhonet e rinj në këtë datë, por edhe gjeneratën e ardhshme të Apple Watch, një iPad dhe ndoshta edhe AirPower. /Gazeta Sinjali