image Apple pritet të lansojë një mbushës të ri brenda vitit

Telefona

Teknologji/ Apple pritet të lansojë një mbushës të ri brenda vitit

news image

Apple ka mbushës të ndryshëm për produkte të ndryshme.

Ka mbushës për iPhone, iPad dhe MacBook. Sidoqoftë, në të ardhmen, është spekuluar se Apple mund të lansoj një lloj të ri të ngarkuesit që do të jetë më i gjithanshëm, duke lejuar përdoruesit të ngarkojnë lloje të ndryshme të produkteve duke përdorur të njëjtin mbushës.

Kështu spekulohet sipas një raporti nga IT Home, i cili pretendon se kompani të shumta, përfshirë Apple, janë duke punuar në mbushësit me bazë në Gallium Nitride (GaN).

Ky do të jetë një mbushës USB-C që me sa duket mbështet ngarkimin e shpejtë deri në 65 watts, dhe që këto kompani po planifikojnë t’i lansojnë ato këtë vit.

Thuhet gjithashtu se mbushësit GaN kanë aftësinë të rregullojnë daljen e energjisë automatikisht në varësi të pajisjes që është e lidhur me të.

Kjo do të thotë që nëse Apple do të lansonte një mbushës të tillë, mund të rregulloj intensitetin e energjisë në dalje nëse një iPhone është i lidhur me të, ose nëse një MacBook ishte i lidhur me të./Gazeta Sinjali/