Përdoruesit e iPhone të kompanisë Apple së shpejti do të mund të zhbllokojnë telefonat e tyre inteligjentë pa e hequr maskën nga fytyra, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Apple ditëve të fundit është duke testuar një program të ri IOS që do të lejojë njerëzit të zhbllokojnë mjetin e sigurisë së njohjes së fytyrës së iPhones, Face ID, nëse ndodh që të kenë të veshur edhe një maskë.
Aktualisht, Face ID njeh se kur dikush ka maskë në fytyrë, pasi nëse tenton ta hapësh telefonin në atë mënyrë, në ekran shfaqet kodi./Gazeta Sinjali/