image Apple po përdor pjesë më të lira të baterisë për iPhone 12, kjo është arsyeja

Telefona

Apple po përdor pjesë më të lira të baterisë për iPhone 12, kjo është arsyeja

news image

Për shkak të çmimit të rritur të përfshirjes së hardwerit për 5G në serinë e re të iPhone 12, Apple po përpiqet të përdorë komponentë më të lirë në pjesë tjera, sipas MacRumors.

Besohet se zvogëlimi i shpenzimeve më së shumti do të bëhet me anë të lirimit të teknologjisë së baterisë. Thuhet se Apple po redukton numrin e shtresave në tabelën e baterisë dhe po i vendos kompetentet e qelizave në një vend më të vogël.

Kjo do të rezultojë në një tabelë të baterisë e cila është prej 40 deri 50% më e lirë se sa bateria e iPhone 11.

Apple gjithashtu ka thënë se po e ulë çmimin e baterive edhe për gjeneratën e tretë të AirPods vitin e ardhshëm duke i zëvendësuar me një paketë të ngjashme me atë që përdoret në AirPods Pro.

Këto ndryshime nuk janë vetëm për të mundësuar hardwerin për 5G. Edhe shtimi i teknologjisë së valëve milimetrike në iPhone do t’i kushtojë Apple prej 125 deri 135 dollarë për njësi.

iPhonat e sivjetmë pritet të dalin në tetor, disa javë më vonë se zakonisht. /Gazeta Sinjali