image Apple ofron 1 milion dollarë për ata që mund të hakojnë iPhone

Apple ofron 1 milion dollarë për ata që mund të hakojnë iPhone

news image

Gjiganti i teknologjisë “Apple” ka bërë një ofertë për të gjithë ata që mendojnë se mund të hakojnë bazën e sistemit operativ të iPhone.

Apple për këtë veprim ofron plot 1 milion dollarë, transmeton Sinjali.

Kompania “Apple”, gjithashtu ofron 500,000 dollarë për personin që mund të gjejë sulme në rrjet, që nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesit në telefon.

Ekziston mundësia e një shpërblimi prej 250,000 dollarë për hakerat që mund të gjejnë dobësi në sistemin e ri operativ.

Kjo është oferta më e lartë që një kompani e madhe teknologjike ka bërë ndonjëherë për personat që mund të zbulojnë të metat në sistemet e tyre operative./Sinjali/