Gjiganti i teknologjisë “Apple” ka bërë një ofertë për të gjithë ata që mendojnë se mund të hakojnë bazën e sistemit operativ të iPhone.
Apple për këtë veprim ofron plot 1 milion dollarë, transmeton Sinjali.
Kompania “Apple”, gjithashtu ofron 500,000 dollarë për personin që mund të gjejë sulme në rrjet, që nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesit në telefon.
Ekziston mundësia e një shpërblimi prej 250,000 dollarë për hakerat që mund të gjejnë dobësi në sistemin e ri operativ.
Kjo është oferta më e lartë që një kompani e madhe teknologjike ka bërë ndonjëherë për personat që mund të zbulojnë të metat në sistemet e tyre operative./Sinjali/