image Apple ndal të gjitha shitjet në Rusi

Botë

Apple ndal të gjitha shitjet në Rusi

news image

Gjigandi teknologjik, Apple, ka konfirmuar se i ka ndalur të gjitha shitjet e produkteve në Rusi.

Apple tha se kjo vije si përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

“RT News dhe Sputnik News, dy burime shtetërore të medias, nuk do të jenë gjithashtu të disponueshme jashtë Rusisë”, thuhet në njoftimin e Apple.

Ata gjithashtu konfirmuan se do t’i kufizojnë përdorimet e Apple Pay dhe shërbimeve të tjera në Rusi.

/GazetaSinjali/