Kompania e njohur e telefonave “Apple” ka filluar gjurmimin e telefonave iPhone të vjedhur, duke i’u dërguar mesazhe hajdutëve që t’i kthejnë telefonat e vjedhur aty ku i kanë marrë.
Njoftohet se Kompania po i bën jofunksional iPhone-t që janë vjedhur nga dyqanet e tyre ma pakicë, shkruan CNN.
Dyqanet e Apple, të cilat kohët e fundit filluan të rihapen në të gjithë Shtetet e Bashkuara pas disa muajsh mbyllje për shkak të pandemisë globale, raportuan vandalizëm dhe vjedhje në disa lokacione, duke përfshirë në New York, Philadelphia dhe Washington, DC.
“Ju lutemi ktheni telefonin tuaj në Apple Ëalnut Street”, shkruhej në mesazhin që u dërgohej atyre, duke iu referuar edhe vendndodhjes së tij se ku ishte telefoni.
“Pajisja është çaktivizuar dhe po gjurmohet. Autoritetet lokale do të njoftohen”, shkruhej tutje në mesazh.
Ndërkaq Apple nuk ka pranuar të komentojë këto mesazhe. /Gazeta Sinjali/