image Apostolova takohet me zv.kryeministrin, kërkon sqarim për udhëheqjen e agjendës evropiane

Politikë

Apostolova takohet me zv.kryeministrin, kërkon sqarim për udhëheqjen e agjendës evropiane

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar sot shefen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se e ka njoftuar Apostolaven lidhur me prioritetet dhe vizionin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sot takova shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj. Nataliya Apostolova të cilën e njoftova lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin tonë në procesin e integrimit evropian. Konfirmova se ekziston një përkushtim që të vazhdojmë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157101429211611

Ndërsa shefja e BE-së, përmes një shkrimi në Twitter u shpreh e kënaqur në takim takimin, teksa kërkoi nga qeveria sqarime se kush do ta udhëheqë agjendën evropiane të Kosovës, kjo pasi qeveria e re ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian.

“Takim shumë i mirë me Besnik Tahirin sot, diskutuam për punën mbi prioritetet e qeverisë së re të Kosovës. Është mirë të shohësh përvojën dhe udhëheqjen politike për reformën institucionale. Do të punojmë bashkërisht për së afërmi. Tani na duhet sqarim se kush e udhëheqë agjendën evropiane”, shkroi Apostolova në Twitter.