Aplikimet për azil në Francë u rritën me 7,3% në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra ranceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (Ofpra), numri i aplikantëve për azil arriti në 132 mijë e 614 persona.
Aplikimet janë rritur me 7,3% në krahasim me një vit më parë, ku shumica e aplikantëve janë shtetas nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Gjithashtu, numri i të huajve të paligjshëm, që u dëbuan nga Franca vitin e kaluar, u rrit me 10% në krahasim me atë të një viti më parë. /Gazeta Sinjali/