image Apelon drejtori i OBSH-së në Bullgari: Vendosni maskat dhe mbani distancën

Shëndetësi

Apelon drejtori i OBSH-së në Bullgari: Vendosni maskat dhe mbani distancën

news image

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Bullgari, Skënder Syla, duke folur për situatën epidemiologjike, ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet në mënyrë që të mbahet situata nën kontrollë; të mbahet distanca sociale, të vendosen maskat (sidomos aty ku nuk mund të mbahet distanca) si dhe të pastrohen rregullisht duart.

Syla përmes një postimi në Facebook tha se kemi sakrifikuar shumë dhe falë përkushtimit të qytetarëve e kemi tejkaluar gjendjen me pasoja sa më të vogla shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, shtoi se në normalitetin e ri, respektimi i masave të vëna do të jetë kontributi më i vogël që mund të ndikojë në mbrojtjen e shëndetit publik.

Një kontribut i vogël i secilit nga ne do të ndikoj në mbrojtjen e shëndetit publik të të gjithë neve sidomos kategorive më të ndjeshme të popullatës. Institucionet duhet monitorojnë dhe sigurojnë zbatimin e masave”, ka shkruar ndër të tjera Syla./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/skender.syla.31/posts/10158430535244494