Veturat e Policisë së Kosovës në Gjakovë, nuk janë pajisur për sezonin dimëror, raporton Gazeta Sinjali.
Në disa foto të dërguara nga një sinjalizues, shihet vetura e Policisë së Gjakovës me goma të verës.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.
Pajisjet duhet të mbahen në makinë pavarësisht motit, në të kundërtën parashihen dënime për shoferët.
Kujtojmë se para pak kohësh, Policia e Kosovës kishte bërë apel për shoferët që të fillojnë me përgatitjet për sezonin dimëror.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhej në apelin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/