Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të “mbyllin qiellin” mbi Ukrainën.
Me atë të një interviste për BBC, ajo tha se Ukraina vlerësoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por tha se momentalisht Ukraina kërkon ndihmë të mëtejshme.
“Ajo ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë,” tha Tymoshenko duke shtuar se kjo gjë mund të bëhet përmes koalicioneve të vendeve përreth Ukrainës.
Lidhur me pretendimin e NATO-s se vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë nga NATO mund të përshkallëzonte situatën, Tymoshenko theksoi se “nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s” për ta realizuar atë.
Po ashtu, ajo kërkoi që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë dhe të vihen në dispozicion sistemet më të fundit kundërajrore për Ukrainën.