image Apeli i IKSHPK-së për qytetarët dhe institucionet: COVID-19 akoma është në mesin tonë

Kosovë

Pandemia/ Apeli i IKSHPK-së për qytetarët dhe institucionet: COVID-19 akoma është në mesin tonë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rikujtuar se virusi COVID-19 nuk ka ikur ende.

Kësisoj, IKSHPK u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë ta mbajnë distancën fizike dhe të mbajnë maska, ndërsa institucioneve u ka kërkuar që ta mbajnë rendin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e  IKSHPK-së.

Apeli i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë. 

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. 

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. 

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim  të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! 

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!