image Apeli i IKSHPK-së pas konfirmimit të mbi 700 rasteve me COVID-19

Shëndetësi

Apeli i IKSHPK-së pas konfirmimit të mbi 700 rasteve me COVID-19

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që mos të përhapet pandemia COVID-19, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij instituti, është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave! Kudo që vëreni personi që nuk i përmbahen rekomandimeve, i këshilloni! Këshillimi është obligim qytetar. Ju lutem për kujdes të shtuar!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 765 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv si dhe 193 të shëruar. /Gazeta Sinjali/