image Anulohet një tjetër koncert i Taynës në Norvegji, shkak koronavirusi

Showbiz/ Anulohet një tjetër koncert i Taynës në Norvegji, shkak koronavirusi

news image

Përhapja tashmë e COVID-19 apo koronavirusit në mbarë botën, ka bërë që të merren hapa të rëndësishëm për rritjen e sigurisë pothuajse në çdo vend.

Duke qenë se klubet apo koncertet janë të frekuentuara nga një numër i madh i njerëzve, ka bërë që këto për një kohë të anulohen, për t’iu ikur sa më shumë turmave.

E një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi edhe me një koncert të Taynës, i cili ishte paraparë të mbahej më 13 mars në Norvegji, por që u anulua.

“Anulohet eventi nesër. Shihemi herën tjetër. Më falni dhe qëndroni të qetë”, ka shkruar sipër fotografisë Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes).

Deri më tani në mbarë botën janë konfirmuar 125 mijë raste, gjersa 4,500 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova ende vazhdon të mbetet e paprekur nga koronavirusi.