image Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm ndaj personit që vrau gruan e tij me shufër metalike

Siguri

Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm ndaj personit që vrau gruan e tij me shufër metalike

news image

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit Nuhi Mavrovqani duke e kthyer rastin e së njëjtës gjykatë në rivendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Apelit, Nuhi Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprën penale vrasje e rëndë, ku i akuzuari kishte vrarë bashkëshorten e tij, Sabile Mavrovqanin. Mavrovqani, pati pranuar se e ka vrarë gruan e tij.

Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm kundër të akuzuarit Nuhi Mavrovqani.

“Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore. Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij”, thuhet në njoftim.

Nuhi Mavrovqani akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij me shufër metali në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Gazeta Sinjali pati raportuar me detaje për këtë vrasje.

Në aktakuzën ndaj tij që e pati siguruar Sinjali, thuhej se në ditën e 25 korrikut, në shtëpinë e Nuhiut dhe Sabile Mavrovqanit ka filluar një mosmarrëveshje familjare. Sipas prokurorit të rastit, Arben Ismajli, Nuhiu me dashje pati vrarë gruan e tij, Sabilen, me një shufër metalike të një gjatësie rreth 73 centimetra dhe e një trashësie 2.2 centimetra.

/Gazeta Sinjali/