image Anulohet Alba Festival, shkak numri i të infektuarve shqiptarë

Muzikë

Anulohet Alba Festival, shkak numri i të infektuarve shqiptarë

news image

Festivali i njohur në Cyrih, Alba Festival i cili do të mbahej me 4 dhe 5 shtator, është anuluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Alba Festival është anuluar nga Këshilli qeveritar i Cyrihut një ditë para se ky festival të fillonte.

Arsyeja për anulimin e këtij festivali është numri i lartë i të infektuarve të shqiptarëve, shkruan Blick, përcjell Gazeta Sinjali.

Organizatorët e këtij festivali janë shprehur të zhgënjyer.

Pjesë e Alba Festival do të ishin artistët nga Kosova si: Kida, Ledri, Dhurata Dora, Mc Kresha, Lyrical Son, Elvana Gjata, Getinjo, etj. /GazetaSinjali/