image Tri gra shqiptare arrestohen për 11 kilogramë heroinë në Zvicër

Evropë

Tri gra shqiptare arrestohen për 11 kilogramë heroinë në Zvicër

news image

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona në Embrach të premten dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e drogës.

Të premten pasdite, policët kanë kontrolluar në një prone ku ishte një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, e dyshuar për tregti me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, shkruan zh.ch (faqeja zyrtare e Kantonit të Cyrihut).

Në banesë ka pasur edhe persona të tjerë kur ka ndërhyrë policia. Një shqiptare 27 vjeçare e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23 vjeçare shqiptare me banim në Embrach janë arrestuar gjithashtu nën dyshimin për shkelje të ligjit për narkotikët.

Tre gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik

/GazetaSinjali/