Konfederata Evropiane e Volejbollit gjatë ditës së sotshme ka vendosur që të anuloj të gjitha garat ndërkombëtare për klube.
Këtë e ka konfirmuar Federata e Volejbollit në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Për kualifikimet në ‘EuroVolley 2021’, do të vendoset me datën 1 qershor.
Konfederata Evropiane e Volejbollit ka përpiluar një plan emergjent për të ndihmuar skuadrat e prekura nga ndalja e garave./Gazeta Sinjali/