Që nga dita e premte deri sot banorët e nominuar janë votuar nga publiku.
Iliri, Meridiani dhe Antonela kanë qenë të nominuarit, ku njëri nga ta do e lë shtëpinë sonte.
Moderatorja, Arbana Osmani sapo mori zarfin për të treguar emrin e banorit i cili do e lë sonte shtëpinë duke hequr dorë nga çmimi 100 mijë eurosh.
E eliminuar për sonte është Antonela pas disa javëve qëndrimi në “Big Brother”.
Ndryshe, ajo sot kishte disa surpriza nga “Vëllai i Madh” ku u takua me motrën e saj dhe kuptoi se do bëhet teze e një nipi. /GazetaSinjali/