Barcelona ka pranuar lajme të mira gjatë ditës së hënë.
Talenti i jashtëzakonshëm, Ansu Fati i është bashkuar stërvitjeve të plota të skuadrës pas një kohe të gjatë për shkak të lëndimit, transmeton Sinjali Sport.
Siç raporton ‘RadioMarca’, Barcelona megjithatë nuk dëshiron të ngutet me spanjollin.
Gazeta spanjolle thekson se Barca do të presë 15 deri 20 ditë për t’i dhënë më pas minuta për të luajtur.
19-vjeçari është paraqitur vetëm 10 herë në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon, duke regjistruar pesë gola.