image Ankohen nga Komuna e Fushë Kosovës ndaj IKSHPK-së për dy rastet e fundit me COVID-19

Shëndetësi

Ankohen nga Komuna e Fushë Kosovës ndaj IKSHPK-së për dy rastet e fundit me COVID-19

news image

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, ka thënë se IKSHPK-ja nuk u ka dërguar emrat e dy rasteve të reja sot nga kjo komunë.

“Ne si Shtab Emergjent në Fushë Kosovë kemi marrë lajmin nga IKSHPK vetëm njoftimin se nga komuna jonë janë infektuar dy persona dhe na janë dhënë vetëm inicialet e tyre dhe datat e lindjes”, tha ai.

Ai thotë se janë pak të hendikepuar me këtë praktikë pasi duhet të dërgojnë inspektoratin dhe t’i karantinojnë personat në fjalë.

“Është e pamundshme për momentin të karantinojmë personat në fjalë, por po shpresojmë se deri nesër do të na vijnë informacionet tjera”, tha Topalli në Dukagjin.

Topalli thotë se tashmë në Fushë Kosovës janë tetë raste aktive me COVID-19 ndërsa tetë persona tjerë rezultojnë të shëruar./ Gazeta Sinjali/