image Ankohen qytetarët se partitë politike po dërgojnë mesazhe për t’i votuar - Thyejnë heshtjen zgjedhore

Ankohen qytetarët se partitë politike po dërgojnë mesazhe për t’i votuar – Thyejnë heshtjen zgjedhore

news image

Qytetarë të shumtë kanë dërguar ankesa në redaksinë e Gazetës Sinjali se janë duke pranuar mesazhe nga subjektet politike, ku rekomandohet se për cilin kandidat të votohet.

Disa mesazhe janë dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndërkohë që heshtja zgjedhore është e vlefshme deri në momentin e mbylljes së vendvotimeve, që do të bëhet në orën 19:00. /Gazeta Sinjali/