Qytetarë të shumtë kanë dërguar ankesa në redaksinë e Gazetës Sinjali se janë duke pranuar mesazhe nga subjektet politike, ku rekomandohet se për cilin kandidat të votohet.
Disa mesazhe janë dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndërkohë që heshtja zgjedhore është e vlefshme deri në momentin e mbylljes së vendvotimeve, që do të bëhet në orën 19:00. /Gazeta Sinjali/