Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka publikuar një anketë ku ka pyetur qytetarët se si qeveria po e menaxhon krizën e ngritjes së çmimeve.
Nga 1 mijë e 485 qytetarë sa kanë marrë pjesë në këtë anketë, 62.41 për qind prej tyre janë përgjigjur se qeveria po e menaxhon këtë krizë mirë dhe 37.8 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se krizën e ngritjes së çmimeve qeveria nuk po e menaxhon në mënyrë të duhur.
Ndërkaq 245 qytetarë kanë qenë neutral në përgjigjet e tyre.
Ngritja e çmimeve kanë prekur produkte të shumta ushqimore si të vajit, sheqerit dhe miellit.
Kjo dukuri ka përfshirë edhe çmimet e energjisë elektrike, biletave të autobusëve dhe naftën.
Ngritja e çmimeve po vazhdon të jetë problem për qytetarët të cilët thonë se bizneset nuk kontrollohen nga shteti.