Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka publikuar një anketë për të pyetur qytetarët se a janë për apo kundër mbajtjeve të zgjedhjeve lokale më 17 tetor. Nga 963 qytetarë sa kanë marrë pjesë në këtë anketë, 626 apo 65 për qind e tyre janë për mbajtjen e zgjedhjeve më 17 tetor.
Ndërkaq, 230 të tjerë apo 23.88 për qind e të anketuarve janë për shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
11.11 për qind e votuesve kanë qenë neutral në përgjigjet e tyre.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim partitë politike të hënën, për të diskutuar për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.
Ndonëse ky opsion u kundërshtua nga subjektet politike dhe nga qytetarët në këtë anketë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka rekomanduar që zgjedhjet e parapara të mbahen më 17 tetor, të shtyhen për një datë tjetër./Gazeta Sinjali/