image Anketa: 82% e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë brenda muajit - Sinjali

Anketa: 82% e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë brenda muajit

news image

Sipas anketës të fundit të Balkan Green Foundation, 82 është përqindja e konsumatorëve në Kosovë të cilët shpenzojnë mbi 600 kilovatë energji elektrike brenda muajit.

“Balkan Green Foundation” ka anketuar 623 familje kosovare mbi shpenzimet e energjisë elektrike. Anketa është realizuar online, dhe ka qenë e hapur për të u plotësuar nga të gjithë qytetarët​.

“Anketa ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë të dhëna të marra nga fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor 2021, numrin e anëtarëve të familjes dhe të​ ardhurat familjare”, thuhet në njoftimin e organizatës.

“Mesatarja e pjesëmarrësve në anketë ishte: 4 anëtar për familje – me 23% të të anketuarve me të ardhura mujore mbi 1000 EUR, 34% të të anketuarve me të ardhura mujore 500-1000 EUR dhe 43% të të anketuarve me të ardhura mujore nën 500 EUR”.

Anketa tregon se nga 623 familje të anketuara ngrohen me: 43 për qind energji elektrike; 25 për qind me shporet me dru; 9 për qind kategori e kombinuar (shporet me dru dhe energji elektrike); 8 për qind kalda me pelet; 5 për qind ngrohtore qendrore; 5 për qind klimë për ngrohje; 4 për qind pompë termike dhe 1 për qind mënyra të tjera të ngrohjes.

/GazetaSinjali/

No photo description available.
May be an image of text
May be an image of text
May be an image of text that says "9% perdorin kategori të kombinuar per ngrohje (shporet me dru dhe energji elektrike) nga të cilët: 16% 84% Konsumojne mẽ pak se 600 kwh Konsumojne mẽ shume se 600 kWh SISTEMI NGROHJES ANKETES PER MUAJIN DHJETOR 2021 balkan Green foundation"
No photo description available.
May be an image of text that says "perdorin ngrohtoren e qytetit per ngrohje cilët: të 70% 30% Konsumojne mẽ pak se 600 kWh Konsumojne mẽ shume se 600 kWh SISTEMI NGROHJES REZULTATET ANKETES PER MUAJIN DHJETOR, 2021 balkan Green foundation"
May be an image of text that says "5% perdorin klimë per ngrohje nga të cilët: 10% 90% Konsumojnë mẽ pak se 600 kWh Konsumojnë mẽ shume se 600 kWh SISTEMI NGROHJES RZE PER DHJETOR, 2021 623 FAMILJE balkan Green foundation"
May be an image of text

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin