image Pas kritikave të shumëta, Ministria e Ekonomisë i quan profesionistë anëtarët e VV-së që u emëruan në borde

Kosovë

Pas kritikave të shumëta, Ministria e Ekonomisë i quan profesionistë anëtarët e VV-së që u emëruan në borde

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë emëroie anëtarët e partisë së tij në bordet e tri ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Lidhur me këtë pati reagime e kritika të shumëta nga shoqëria civile dhe partitë e tjera politike në vend.

Por, pavarësisht këtyre, sot gjatë ditës përveç kryeministrit Kurtit që e arsyetoi vendimin e marrë mbrëmë, ka reaguar edhe Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari në reagimin e parë tha se këta persona të emëruar nuk do t’i zë vjeshta në këto pozita, derisa, siguroi se nuk e vjedhin paranë publike.

Me të njejtën frymë për këtë temë kanë reaguar edhe një herë nga Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Nga MEPTINIS kanë shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka shkarkuar bordet e drejtorëve dhe ka emëruar borde të përkohshme në tri ndërmarrje publike qendrore: Posta e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës “Infrakos” dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Më parë janë shkarkuar bordet dhe emëruar bordet e përkohshme edhe në ndërmarrjet Telekomi i Kosovës dhe Trepça ShA.

“Ministria ka propozuar dhe Qeveria ka miratuar emërimin si drejtorë të përkohshëm të ekspertëve të dëshmuar, me përvojë vendore e ndërkombëtare, të cilët do të punojnë me pavarësi dhe integritet për të shpëtuar ndërmarrjet tona”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/MEPTINIS.RKS/posts/1177561919255278