image Anijet turke dhe greke përplasen në Egje

Botë

Siguri/ Anijet turke dhe greke përplasen në Egje

news image

Një video e publikuar nga Marina Detare greke tregon momentin kur një anije e Rojës Detare turke përplaset me një anije greke që patrullonte në zonën detare prane ishullit Kos.

Provokimi i ri në Egje sipas Athinës zyrtare, ndodhi në mëngjesin e së mërkurës dhe dëmi i shkaktuar nga përplasja për fat ka qenë i vogël.
Autoriteti Portual i Greqisë bën fjalë një akt të qëllimshëm nga ana e palës turke që ndodh në një moment tensioni midis dy shteteve, kur në kufirin tokësor në Evros qëndrojnë ende në anën turke, disa mijëra emigrante të gatshëm për të hyrë në Greqi.

Menjëherë pas incidentit detar ministria e Jashtme greke ka thirrur ambasadorin turk në Athinë dhe i ka dorëzuar notë proteste, ndërsa nga parlamenti turk presidenti Erdogan pasi ka shfaqur një video me ato ç’ka ndodhin sipas tij në kufi, i ka krahasuar veprimet e qeverisë greke ndaj emigrantëve me ato të Gjermanisë naziste.

“Nuk ka dallim midis asaj që bënë nazistët dhe asaj që Greqia po bën në kufij; siç duket edhe tek pamjet. Atë që bënë nazistët në kampet e tyre, urdhëroni e patë. Greqia në emër të perëndimit po sillet njësoj si një nënpunës i Perëndimit. Me ngrohjen e motit, fluksi i refugjatëve do të rikthehet ndaj të gjitha vendeve të Mesdheut, jo vetëm në kufijtë grekë; Ai do të vazhdojë të shtohet gjithnje e më tepër”, ka thënë Rexhep Tayyp Erdogan.

“Greqia siç theksoi edhe kryeministri Mitsotakis nuk pranon mësim për të drejtat njerëzore dhe të Drejtën Ndërkombëtare nga Presidenti turk. Kjo edhe për faktin se ngjarjet në Evro përbëje një operacion të mirëorganizuar dhe kordinuar të autoriteteve turke, një kërëenim asimetrik në kufijtë e Greqisë, të cilat janë edhe kufijt e jashtëm të Europës”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Vetëm disa orë para se të mbërrijë në Greqi për herë të dytë brenda disa ditëve presidentja e KE Ursula fon der Leyen, janë regjistruar dhjetra shkelje të hapësirës ajrore greke nga avione ushtarake të Turqisë, të cilët madje kanë fluturuar në lartësi tepër të ulta pranë ishujve greke të Egjeut dhe janë ndjekur më pas nga flota ajore greke. /Gazeta Sinjali/