image “Ani Beka po folë kundër diktaturës, shuj Bekë mos na lodh”

Politikë/ “Ani Beka po folë kundër diktaturës, shuj Bekë mos na lodh”

news image

Përderisa ministri i Jashtëm Glauk Konjufca po mbante fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ndërhynte duke e përmendur fjalën diktaturë.

E këtu, Konjufca ka ndërprerë fjalimin duke i thënë “Ani Beka po folë kundër diktaturës, shuj Bekë mos na lodh”, tha Konjufca, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndër të tjera, Glauk Konjufca tha se LDK ka heshtur në kohën kur Hashim Thaçi e kishte shkarkuar ministren e tyre, Nekibe Kelmendin, në kohën kur ishin në koalicion me PDK-në.

Pas kësaj deklarate kundër-replikë ka kërkuar shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se Nekibe Kelmendi është tërhequr vetë dhe i kërkoi Kurtit dhe Konjufcës që ta publikojnë marrëveshjen me Serbinë që po pretendojnë se është e gatshme.

Më tej Konjufca tha se askund në botë nuk rrëzohet qeveria për një ministër, por rrëzohet për arsye më të mëdha.

Sipas Konjufcës moscioni i mosbesimit nuk është antiamerikanizmi e as shkarkimi i ministrit. /Gazeta Sinjali/