image Anglia rihap baret dhe restorantet

Botë

Anglia rihap baret dhe restorantet

news image

Për herë të parë në tre muaj Anglia lejoi hapjen e restoranteve, bareve dhe salloneve të bukurisë, të cilat u mbyllën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, urdhëroi qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit për të mbështetur bizneset dhe të mos rrezikojnë një valë të dytë të koronavirusit.

Johnson apelon për kujdes gjatë stinës së verës, në mënyrë që të ruhet progresi i bërë deri më tani.

“Suksesi i bizneseve, dhe ekonomia e gjithë vendit varet nga secili prej nesh, andaj duhet të veprojmë me përgjegjësi”, u shpreh Johnson.

“Nuk duhet t’i zhgënjejmë ata”, potencoi ai. /GazetaSinjali/