Anglia ka triumfuar ndaj Senegalit në sfidën e fazës 1/8 finale të Botërorit të Katarit.
‘Treluanët’ kanë fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj senegalezëve, falë golave të Henderson, Kane e Saka.
I pari i cili zhbllokoi sfidën ishte Jordan Henderson, duke realizuar nga afërsia pas një asistimi nga Jude Bellingham në minutën e 38-të.
Në minutën e fundit të shtesës, pas një kundërsulmi të shpejtë, anglezët dyfishuan epërsinë me anë të Harry Kane, për të shkuar në pushim me epërsinë e dy golave.
Sfidën e vulosi anësori i Arsenalit, Bukayo Saka i cili realizoi një gol të bukur nga afërsia në minutën e 57-të pas një asistimi nga Phil Foden.
Anglia me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale, aty ku do ta pret kampionin e botës, Francës.