image Anglia dhe ShBA ndahen baras

Futboll

Anglia dhe ShBA ndahen baras

news image

Anglia dhe ShBA janë ndarë baras pa gola në duelin e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Botërorit të Katarit.

ShBA u tregua me dominuese gjatë këtij dueli pasi i duheshin pikët e plota për të shpresuar në kalimin e grupeve.

Amerikanët kishin 10 goditje gjithsej, karshi 8 të ‘Tre Luanëve’.

Anglia prin në grupin B me katër pikë të mbledhura pas dy xhirove, e ndjekur nga Irani me 3, si dhe SHBA me dy dhe Uellsi me një pikë.

Duelet e fundit të fazës së grupit zhvillohen mes Anglisë dhe Uellsit dhe SHBA-së dhe Iranit.

/GazetaSinjaliSport/