image Angli/ Gruaja ngrin në vend kur e sheh një dron i cili ishte i pajisur me kamera që po e vëzhgonte nga dritarja e dhomës së gjumit

Evropë

Angli/ Gruaja ngrin në vend kur e sheh një dron i cili ishte i pajisur me kamera që po e vëzhgonte nga dritarja e dhomës së gjumit

news image

Qëllimi i përdorimeve të dronëve është kthyer në një problem shumë të madh.

Në Angli, është raportuar një ngjarje e pazakontë.

Një nënë e re , e cila nuk ka preferuar të identifikohet, ka raportuar në polici se kur ka shkuar në dhomën e foshnjës së saj 11-muajshe rreth orës të mëngjesit ka parë në dritare një dron.

Droni ishte i pajisur me kamera dhe po vëzhgonte nga dritarja në dhomën e fëmijës.

E tmerruar ajo ka marrë në krahë në krahë menjëherë fëmijën e saj.

Sipas “Daily Mail”, mendohet se droni mund të jetë përdorur nga bandat e hajdutëve, të cilët kontrollojnë terrenin paraprakisht pastaj veprojnë.

“Shikova jashtë dhe droni po fluturonte”. Mendova nëse i ndez dritat ata do të zbulojnë se i kam parë, kështu që zbrita poshtë dhe pashë në kopshtin tim. Pastaj u ktheva dhe ndeza dritat e oborrit jashtë, në këtë moment, droni u largua”, u shpreh gruaja. /Gazeta Sinjali/