Modelja shumë e përfolur shqiptare Angela Martini, së shpejti do të publikojë librin e saj të parë autobiografik.
Së fundmi Martini e ka bërë të ditur se si do të titullohet libri dhe si do të duket kopertina e librit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dashuri, shpresë, dritë”, ka vendosur modelja ta quajë këtë autobiografi, që pritet të jetë në treg, si dhe në panairin e librit.
“Nuk mund të pres ta ndaj historinë time me të gjithë ju. Në dyqanet e librave pranë jush, shumë shpejt”, ka shkuar Angela në gjuhën angleze sipër imazhit të publikuar.
Ndjekësit e modeles kanë reaguar menjëherë, të cilët nuk kanë hezituar t’i urojnë më të mirat asaj./Gazeta Sinjali/