image Angela Martini së shpejti publikon librin e saj të parë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Angela Martini së shpejti publikon librin e saj të parë

news image

Angela Martini është njëra ndër modelet më të suksesshme shqiptare që ka arritur suksese edhe jashtë kufijve shqiptar.

Martini së fundmi në një intervistë, ka zbuluar se në muajin shkurt të 2020, do të publikojë librin e saj të parë.

Ajo ka zbuluar se në këtë libër do të pasqyrohet jeta e mamasë së saj, transmeton Sinjali.

Në pyetjen se përse duhet ta lexojnë librin, modelja u shpreh se mund të jetë tregim frymëzues për të gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë ëndrrat e tyre.

Do ta thosha këtë për çdo grua: Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj, dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të keni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?”, citohet të ketë thënë Martini./Sinjali/