Modelja dhe shkrimtarja shqiptare, Angela Martini ka njoftuar se është bërë nënë e një fëmije surrogate. Ajo e ka quajtur atë Kyree Martini Savulescu
“Djali i jonë – Kyree Martini Savulescu, një zgjatim i dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas”, ka shkruar fillimisht Martini duke treguar se nuk ishte ajo që ka bartuar barrën e fëmijës por një nënë surrogate.
“Ne ishim me fat që kishim fëmijë me ndihmën e një nënë të jashtëzakonshme surrogate (zëvendësuese). Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohëse kësaj qenie njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi! Mirë se vini në këtë botë, Kyree!”, ka shkruar poshtë kësaj fotografie Angela.