image Anëtari i OBSH-së dhe zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali tregon sa mund të zgjas koronavirusi

Pandemia/ Anëtari i OBSH-së dhe zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali tregon sa mund të zgjas koronavirusi

news image

Që prej datës 21 shkurt Italia po lufton kundër koronavirusit. Deri tani janë shënuar mbi 12 mijë të prekur, nga ku 827 kanë vdekur.

Kryeministri Conte ka mbyllur çdo gjë në Itali duke lënë hapur vetëm farmacitë dhe supermarketet.

Anëtari i OBSH-së dhe këshilltari i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Walter Ricciardi, ka thënë se qytetarët duhet të mësohen me këtë situatë, e cila sipas tij, në rastin më të mirë do të përfundojë në verë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Është mirë që të mësohemi me këtë situatë lufte, Sars-i ishte më pak ngjitës se COVID-19 dhe përfundoi së shpërndari në maj-qershor”, tha ai.

“Ndërsa korovavirusi është më shumë ngjitës dhe jemi të kënaqur nëse zhduket plotësisht në muajt e verës. Pra duhet të presim ende për t’iu kthyer një jete normale” tha Ricciardi. /Gazeta Sinjali/