image Anëtari i listës Guxo shpërthen në akuza: Jemi mësuar me u tradhtu

Politikë

Anëtari i listës Guxo shpërthen në akuza: Jemi mësuar me u tradhtu

news image

Përfaqësuesit e Listës “Guxo” në Ferizaj kanë shpërthyer në akuza drejt udhëheqjes qendrore të lëvizjes së themeluar nga Vjosa Osmani. Ka qenë Balton Dërguti i cili ka dalë kundër qëndrimit të Donika Gërvallës, duke thënë se në Ferizaj do të kandidojnë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhur me këtë qëndrim të Dërgutit në T7 ka folur Haxhi Avdyli, duke thënë se irritimi i anëtarit të “Guxo”-s është si rezultat i mospranimit të tij si zëvendësministër, pasi nominimi i Balton Dërgutit ishte refuzuar nga Albin Kurti.

Por duket që  Balton Dërguti nuk është i vetëm në shprehjen e zhgënjimit me udhëheqjen qendrore të Listës “Guxo”.

Ka reaguar edhe Burim Bajraktari, i cili ka thënë se bashkë me Baltonin u braktisën nga ata që gjetën më mirë diku tjetër.

Bajraktari ka thënë se janë mësuar të tradhtohen, derisa paralajmërojnë se do të jenë zëri i qytetarëve të Ferizajt.

Postimi i Burim Bajraktari në “Facebook” e tij personal (pa ndërhyrje):

“Ishime se bashku duke e kerkuar fuqin tonë per deputetet qe i kishim ne mesin e procesit deshten me na nda, po nuk arriten…. sepse filluam me bindje te fortë drejt fitores dhe qe besa ja arritem.

Balton shoku ne do të jemi të fuqishem ne qfardo forme dhe kujt ja msym e bajm deputet edhe nese eshte qoban i dhive… Per me u trathtu jemi mesu ???????? po tash rruga jone eshte e paster dhe hala ma e fuqishme.

Do te jemi zëri i qytetareve ne Ferizaj. ????????????????”.

/GazetaSinjali/