image Anëtarët e KQZ-së kërkojnë mundësinë e zëvendësimit të përfaqësuesve politikë për zgjedhjet në veri
[wp-story id="814678"]

Politikë

Anëtarët e KQZ-së kërkojnë mundësinë e zëvendësimit të përfaqësuesve politikë për zgjedhjet në veri

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e radhës ku mori disa vendime në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave dhe të zgjedhjeve të parakohshme të 25 dhjetorit për dy kuvendet komunale.

Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me ecurinë e përgatitjes së procesit zgjedhor në këto komuna.

Gjithashtu u bë e ditur se anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, që përbëhen nga përfaqësues të partive politike, kanë deklaruar se nuk do të mundet të kryejnë detyrën e tyre për shkak të rrethanave që ndërlidhen me aspekte të sigurisë.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan që të shikohet mundësia e zëvendësimit të tyre.

/GazetaSinjali/