Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se anëtari i tyre Bardhosh Morina si dhe aspirantet Lira Avdiu e Anjeza Vokshi, para dy ditëve kanë ngjitur me sukses majën e Grossglocknerit, e cila është maja më e lartë në Austri.
ShKShMK shtoi se këto ngjitje dëshmojnë profesionalizmin e tyre, teksa u ka uruar suksese të tjera.
“Me datën10.08.2023, shpëtuesi ynë Bardhosh Morina dhe aspirantet Lira Avdiu, Anjeza Vokshi du ngjitën me sukses në majën e Grossglocknerit ,majën më të lartë në Austri. I urojmë për këtë ngjitje në kushte dimërore dhe ju dëshirojmë suksese të tjera.Specialitët tanë vazhdojnë me përgatitjet psiko-fizike,këto ngjitje dëshmojmë për profesionalizmin dhe pasionin e anëtarëve tanë për bjeshkatarinë”, thuhet në njoftimin e tyre.