image Andrea Pirlo pranë shkarkimit nga stoli i Juventusit

Futboll

Andrea Pirlo pranë shkarkimit nga stoli i Juventusit

news image

Skuadra e Juventusit pësoi një humbje nga Milan  me rezultat të thellë 0-3 dhe tani janë shanse të mos e sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan Sinjali Sport.

Humbja deklasuese nga rivali i përbetuar në Torino, ka vënë në dyshim të ardhmen e Andrea Pirlos në stolin e “Zonjës së vjetër”.

Trajneri Andrea Pirlo mori “bardhezinjtë” në verën e shkuar, por aventura e tij si trajner nuk ka shkuar aspak mirë dhe shkarkimi mund të vijë më shpejt seç ishte menduar.

“Corriere dello Sport” raporton se Pirlo do lërë këtë javë skuadrën dhe ndaj Sassuolos të mërkurën do drejtojë Igor Tudor, zëvendësi i tij./Gazeta Sinjali Sporti/