Pas shumë ditësh mungesë, Andi Shehi, është rikthyer sonte në programin “Për’puthen Prime”, shkruan Gazeta Sinjali.
I pyetur nga moderatorja, Bora Zemani, se pse ka munguar kaq gjatë, Andi tha se ka qenë i zënë dhe pa qejf.
“Mungova se ngela pak prapa se pata investuar diku. Përveç se isha i zënë dhe kam qenë pa qejf”, tha ai.
Ndërkaq, ai tha se i është dukur e panevojshme të fliste me produksionin për këtë gjë.
Sa i përket fotografisë që u publikua në media, në të cilën ai shihej bashkë me konkurrenten tjetër të këtij programi, Melisa Lleshin, ai tha se është vërtetuar se ajo fotografi është realizuar para objektit të televizionit.
“Po e kam parë. Mendoj që njerëzit kanë qejf të merren me llafe. Po gjërat u panë dhe u vërtetuan”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/