image Ancelotti tregon se çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta mposhtur Man Cityn në ndeshjen kthyese

Futboll

Ancelotti tregon se çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta mposhtur Man Cityn në ndeshjen kthyese

news image

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti synon një tjetër finale të Ligës së Kampionëve dhe shpjegon se çfarë u duhet ‘Merengues’ për të mposhtur Manchester Cityn e Pep Guardiolës nesër.

Gjigantët e La Ligës fituan titullin e tyre të 35-të në La Liga të shtunën, por kanë një objektiv tjetër të rëndësishëm për të arritur këtë sezon. Ata do të presin Manchester Cityn në Bernabeu nesër në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tekniku italian ka fituar tashmë tre herë Ligën e Kampionëve si trajner, ndaj e di saktësisht se çfarë duhet për t’u kualifikuar në finale nesër.

“Nëse arrin gjysmën e Ligës së Kampionëve, finalen, apo edhe nëse e fiton, zemra nuk mjafton”, tha ai në një konferencë për shtyp, cituar nga Mundo Deportivo.

“Personaliteti është i rëndësishëm, por ka shumë faktorë të tjerë vendimtarë, siç janë cilësitë individuale dhe përkushtimi i ekipit. Nëse duam të fitojmë, nuk do të mjaftojë zemra, as shtytja që tifozët në Bernabeu me siguri do të na japin.

“Të duhet gjithë kjo për të fituar Ligën e Kampionëve, vetëm një pjesë e saj nuk mjafton për ta arritur atë.

Ancelotti tha se David Alaba nuk do të ishte i disponueshëm, por austriaku është përfshirë në listën e skuadrës. Casemiro rikthehet nesër pasi vuajti dënimin me një ndeshje në ndeshjen e parë.

“Historia nuk llogaritet. Çdo ndeshje ka historinë e vet”, vijoi ish-trajneri i Milanit.

“Manchester City ka avantazhin dhe ne e dimë se duhet të bëjmë diçka më shumë. Është e vështirë, por pas fitimit të titullit dhe me ndihmën e Bernabeut, ne mund t’ia dalim.

“Ne kemi nevojë për një paraqitje të plotë. Duhet të mbrohemi më mirë se në Mançester dhe të bëjmë presing mirë për të shmangur pasimet mes linjave dhe tranzicionit. Ne nuk duam të mbrohemi, por e dimë se ndonjëherë do të jetë e nevojshme. Ajo që na duhet është një performancë e plotë“, deklaroi Ancelotti.

Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, zbuloi se e kishte uruar Ancelottin për fitimin e titullit. Tekniku spanjoll shtoi gjithashtu se ai e admiron ish-reprezentuesin italian, i cili mund të arrijë një finale të Champions League për herë të pestë në karrierën e tij si trajner.

/GazetaSinjaliSport/