Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka refuzuar ta quajë Lionel Messin “më të mirin në histori”.
Përpara rikthimit të Real Madridit në aksion pas përfundimit të Kupës së Botës, Ancelotti u pyet për të gjitha gjërat e futbollit nga gazetarët. Pasi Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, natyrisht ai është pyetur nëse tani e konsideron si lojtarin më të mirë në histori, për të cilën ai dha një përgjigje mjaft interesante.
Ancelotti shpjegoi: “Është e vështirë të thuhet. Ai është një futbollist i madh. Karriera e tij është spektakolare, por nëse ai është më i miri në histori, nuk e di sepse çdo epokë ka pasur lojtarë shumë të rëndësishëm. Duke thënë se ai ka qenë më i miri në histori nuk do të dalë nga goja ime”.
Trajneri i Realit shkoi më tej në analizën e tij të debatit, duke sugjeruar se sulmuesi i tij, Karim Benzema, ka të drejtë të jetë në debat: “Unë kam shijuar të gjithë lojtarët dhe tani kam një Top të Artë (fitues) çdo ditë këtu (Benzema). Kam parë Maradona dhe Cruyff dhe i kam shijuar”.
Francezi fitoi Topin e Artë të vitit 2022, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ai ndihmoi Realin për të fituar dopietën, La Liga dhe Champions League. Megjithatë, është interesante se nuk përmendej Cristiano Ronaldo, të cilin Ancelotti e stërviti në periudhën e tij të parë në Real.
Ancelotti dha gjithashtu një përditësim mbi gjendjen fizike të Benzemas, me sulmuesin që ishte lënë jashtë skuadrës së Francës për Kupën e Botës për shkak të lëndimit. “Ne e kemi kthyer Benzemën dhe kjo është mirë. Ai u kthye më 10 dhjetor. Ai filloi të punojë me ekipin, luajti 30 minuta e 45 minuta në miqësore dhe po bën mirë, me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Ai e di që ndeshja e tij e parë e sezonit nuk ka qenë e mirë dhe ai dëshiron të tregojë gjërat në të dytën. Ai do të tregojë të gjithë cilësinë e tij në këtë pjesë të sezonit“, përfundoi Ancelotti.